PRAGË – Çekia zgjat kontrollet kufitare me Sllovakinë

by admin
Spread the love

PRAGË, 4 janar /ATSH-DPA/ – Republika Çeke njoftoi dje se do të zgjasë kontrollet e përkohshme kufitare me Sllovakinë deri më 2 shkurt.

Ministri i Brendshëm çek, Vit Rakusan tha se kontrollet do të vazhdojnë pas takimit të kabinetit në Pragë.

Republika Çeke kërkon të luftojë migrimin e parregullt dhe kontrabandën e njerëzve.

Të dy vendet i përkasin zonës Schengen, në të cilën supozohet të jetë i mundur udhëtimi pa pasaportë.

“Më shumë se 680 000 persoan tashmë janë kontrolluar që në fillim të tetorit”, tha Rakusan.

Më shumë se 1 100 persona ishin kthyer në kufi.

120 persona të tjerë u transferuan në Sllovaki si pjesë e një marrëveshje ripranimi.

Deri më tani, 58 persona janë arrestuar për vepra të dyshuara të kontrabandës.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like