PRAGË – Babis zyrtarizon kandidaturën për president

by admin
Spread the love

PRAGË, 31 tetor /ATSH-ANSA/ – Ish-kryeministri çek, Andrej Babis njoftoi zyrtarisht se do të kandidojë për president.

Dy muaj e gjysmë para zgjedhjeve, politikani miliarder opozitar shpalli zyrtarisht kandidaturën e tij për postin më të lartë në vend.

“Sontazhet nuk më japin shumë mundësi, por unë jam një luftëtar”, theksoi 68-vjeçari në një intervistë për televizionin ”Nova”.

Themeluesi i partisë ANO aktualisht është në gjyq si sipërmarrës me akuzën e ndihmës dhe nxitjes së mashtrimit të subvencioneve.

“Në vendet demokratike, një politikan jep dorëheqjen kur akuzohet, por Andrej Babis kërkon imunitet në kështjellë”, theksoi kryeministri çek Petr Fiala në një reagim të parë në Twitter, duke iu referuar kështjellës së Pragës, selia e qeverisë çeke.

Zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 13 dhe 14 janar 2023, me një votim të mundshëm dy javë më vonë.

Milosh Zeman është aktualisht në mandatin e tij të dytë dhe të fundit si kreu i shtetit çek, i cili skadon në mars./ /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like