Pozita dhe opozita të mos lejojnë skenarë që dërgojnë ujë në mullirin e Vuçiqit – Shqip

by admin
Spread the love

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është duke krijuar skenarë me situatën e fundit në vend, pas largimit të serbëve nga institucionet kosovare.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, i ka bërë thirrje qeverisë dhe opozitës që të punojnë bashkë karshi Vuçiqit.

“Serbia gjithnjë ka qenë në kërkim të pretekstit për skenare të ndarjes se veriut nga Kosova, e ka shfaqur indirekt edhe në dialogun e Brukselit, sa isha kryenegociatore për shtate vite nuk e lejova asnjëherë, madje kur ishte nevoja ua tregoja se tokat shqiptare shtrihen deri te ‘molla e kuqe’”.

“Këto tensione që po zhvillohen kanë për prapavijë ‘veriun’. Nuk është e rastësishme që Vuçiq sot i bëri thirrje SHBA-ve dhe NATO-s të ndërhyjnë në veri për ta qetësuar situatën. Prandaj, Qeveria e Kosovës, por edhe gjithë spektri politik, pozitë dhe opozitë, duhet të jenë në nivelin e përgjegjësisë shtetërore dhe kombëtare për të mos lejuar skenare që mund të destabilizojnë situatën dhe të qojnë ujë në mullirin e Vuçiqit!”, ka thënë Tahiri.

You may also like