Potter prezantohet te Chelsea: Është momenti për një tjetër sfidë  

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

I zyrtarizuar disa ditë më parë, Graham Potter ka dhënë një konferencë për shtyp ku është prezantuar si trajneri i ri i Chelsea. Tekniku u shpreh i qartë se pavarësisht rrezikut, mendon se është koha e duhur për të bërë këtë hap në karrierë.

“Jeta është plot rreziqe. Askush nuk e di se çfarë sjell e ardhmja. U largova nga Anglia në moshën 30-vjeçare dhe shkova në një klub që ndërronte trajner çdo vit dhe që lundronte në divizionin e katërt suedez.

Lashë një punë të sigurt për një mundësi të re. Unë kam qenë gjithmonë i kujdesshëm në karrierën time për 17 vitet e fundit, nuk i kam shtrirë këmbët kurrë më shumë se sa kam jorganin.

Dhe gjithmonë jam përpjekur të kuptoj se kur është koha për të marrë një sfidë të re. Kështu është jeta. Mendoj se ky është momenti për një tjetër sfidë.” /oversport.tv

Foto: Chelsea FC, Twitter

You may also like