Portugezi pret vetëm një telefonatë

by admin
Spread the love

Në një botë të për caktuar nga paragjykimet e kohëve të fundit, duket e çuditshme që Zhoze Murinjos thuhet se po i bëhet një thirrje të hyjë dhe të shpëtojë Çelsin nga kriza e tyre e fundit. Skuadra e Mauricio Poçetinos po vuan një sezon të vështirë dhe përflitet një shkarkim i mundshëm i argjentinasit.

Trajneri portugez, i cili është aktualisht i papunë pas shkarkimit nga stoli i Romës disa javë më parë, me kryeqytetasit që renditeshin në vendin e nentë në Serinë A, është i hapur për një rikthim në Premier Ligë.

Pak ditë më parë doli lajmi se ai i kishte thënë njerëzve të besuar se ishte i hapur edhe për një rikthim në stolin e Mançester Junajtidit në rast shkarkimi të Erik ten Hagut, i cili gjithashtu nuk është duke bërë një sezon të mirë në “Old Trafford”.

Por “Daily Mail” raporton gjatë orëve të fundit, se “Speciali” do të ishte një partizan më i madh i një rikthimi në “Stamford Bridge”, atje ku mban statusin e një legjende.

Ai e ka mbajtur gjithmonë derën hapur për një rikthim te Çelsi, pasi ai i referohet me dashuri klubit prej të cilit jeton 200 metra larg, diçka që tifozët kanë filluar ta kujtojnë. Familja e tij vazhdon ende të jetojë në Londër dhe nuk është larguar prej andej që prej aventurave të tij në Angli.

I vetmi problem për momentin është fatura e një shkarkimi të Poçetinos. Sepse fatura e Tod Bohlit do të shtohej edhe me 10 milionë paund të tjera për dëmshpërblimin e argjentinasit, gjë që në një moment të vështirë me respektimin e rregullave financiare, klubi nuk mund t’ia lejojë vetes në këtë moment.

Megjithatë, Jose Mourinho është aty, duke pritur një ofertë të mundshme të bluve të Londrës, për të nisur kështu aventurën e tij të tretë në stolin e “Stamford Bridge”, pas asaj në vitin 2004 dhe më pas sërish në vitin 2013.

You may also like