PORTUGALI – Thatësira ekstreme kërcënon bujqësinë

by admin
Spread the love

LISBONË, 28 qershor /ATSH-ANSA/- Një simpozium për thatësirën e paprecedentë në Portugali, i nisur nga ministri portugez për Mjedisin dhe Ndryshimet Klimatike, Duarte Cordeiro u zhvillua në Lisbonë më 27 qershor si një ngjarje kolaterale për Konferencën e OKB-së për Oqeanin e cila do të vazhdojë deri më korrik 1, si një hap i udhërrëfyesit që do të çojë në Konferencën e OKB-së për Ujin, e planifikuar në Nju Jork në mars 2023.

Edhe pse nuk është pjesë e valës së të nxehtit që ka goditur një pjesë të Evropës perëndimore, Portugalia aktualisht po përballet me një problem të vazhdueshëm të thatësirës.

“Niveli i reshjeve ka rënë me 15% gjatë 20 viteve të fundit dhe, përpara fundit të shekullit, do të bien më tej me 10% dhe 25%”, tha ministri Cordeiro.

“Kjo nënkupton një reduktim deri në 50% të ujit të destinuar në bujqësi. Për këtë arsye, do të jetë e nevojshme të rregullohet përdorimi i tij duke përmirësuar qeverisjen në nivel lokal, rajonal, kombëtar dhe transnacional”, theksoi Cordeiro.

Ministria e Bujqësisë raportoi në maj se territori kontinental i Portugalisë, duke përjashtuar ishujt, u godit pothuajse plotësisht nga thatësira e madhe (97.1%) ose thatësira ekstreme ( 1,4%). //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like