Portorikania bën historinë duke u bërë modelja e parë e Victoria’s Secret me Down Syndrome

by admin
Spread the love

Portorikanja Sofía Jirau u bë modelja e parë me sindromën Down e të brendshmeve Victoria’s Secret. Lajmin e bëri të ditur vetë ajo nëpërmjet Instagramit.

“Një ditë e kam ëndërruar, kam punuar dhe sot është një ëndërr e realizuar. A mund tu tregoj më në fund sekretin tim të madh? Unë jam modelja e parë e Victoria’s Secret me sindromën Down”, shkroi ajo në llogarinë e saj në Instagram.

“Faleminderit të gjithëve që më keni mbështetur gjithmonë në projektet e mia”, shtoi 25 vjeçarja.

Më 2020 Jirau ia arriti qëllimit që të parakalonte në Javën e Modës në bë Nju Jork.

Sofia është pjesë e fushatës së re të Victoria’s Secret së bashku me modele si Hailey Bieber dhe Taylor Hill.


You may also like