Portieri i Portugalisë bën Ronaldon të vendosë duart në kokë

by admin
Spread the love

Episod i veçantë në fundin e sfidës Portugali – Ganë 3-2.

Ishte minuta e tetë shtesë kur portieri i luzitanëve, Digo Costa, po bëhej gati të niste një top të gjatë, me topin në duar, kur Bakari i Ganës tregohet finok, duke qëndruar i tërhequr pas portës, në pritje të gafës së “gardianit” kundërshtar. Dhe ashtu ndodh.

Costa lëshon topin në tokë, pa e kuptuar rrezikon, por Bakari, pasi ia rrëmben sferën, humbet ekuilibrin dhe nuk arrin të shënojë.

Një moment epik, që bëri Cristiano Ronaldo (nga stoli) të vinte duart në kokë, por për fatin e mirë të Portugalisë, goli i shmang. Nëse do të shënohej gol, pa dyshim që do të hynte në histori.


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like