Portali i Luanës me “thumba frontal” ndaj Arbanës dhe produksionit të “BB VIP”

by admin
Spread the love

Luana më në fund foli.

Ajo konfirmoi atë që dihej e pritej prej kohësh – largimin nga Top Channel në këtë sezon televiziv.

Ndonëse nuk dihen arsyet, një gjë është e qartë dhe e pakontestueshme – gara për moderimin e “Big Brother VIP” në të cilën triumfoi Arbana ka qenë e fortë dhe kjo mund të ketë krijuar pakënaqësi.

Luana në vazhdimësi tërthorazi ka shprehur synimin për “Big Brother VIP” përmes mesazheve të koduara në Instagram dhe veçanërisht portalin e saj, si përshembull përmes lajmit të mëposhtëm.

Pikërisht kjo platformë e krijuar rishtazi nga moderatorja është një arenë ku kuptohet goxha nga Luana që vetë publikisht, flet pak, njëjtë sikur Arbana që nuk pranoi të komentojë gjë por që nuk ka portal të saj.

Vetëm pak ditë përpara se të konfirmonte largimin, portali i prezantueses ka bërë një shkrim bazuar në disa “story” të Arbanës që shfaqnin (me apo pa qëllim se dimë) studion e “Shiko kush luan” tashmë të shndërruar në depo.

Shkrimi ngjason në një thumb të hapur ndaj Arbanës por mes rreshtave edhe ndaj produksionit.

Sipas portalit të Luanës, Arbana ka bërë postime për të fituar vëmendje krah “Shiko kush luan” teksa potencohet fakti që “Big Brother VIP” do realizohet në studio e parapara për “Take me Out”, format i Luanës, i nderprerë nga pandemia.

“Një detaj tek story-t e prezantueses Arbana Osmani dhe ajo çfarë ra në sy ishte një lëvizje mjaft e zgjuar për të tërhequr vëmendje në një moment që emisioni “Shiko Kush LUAN” kërkohet në masë nga publiku. Ishin pikërisht disa story nga skena e Luana Vjollcës si për të tërhequr vëmendjen që emisioni shkakton. Epo vëmendjen e mori skena e “Shiko Kush LUAN” në storyt e Arbanës, ndërsa më pas një tjetër postim na tregoi skenën e vërtetë të “Big Brother VIP” që sërish ishte skena gjigante e programit “Take Me Out”, që sërish ishte nën autorësinë e Luana Vjollcës” – thuhet mes tjerash në një shkrim të ditëve të fundit të portalit të Luanës.

Drama vazhdon edhe me një thumb për produksionin e “Big Brother VIP” që sipas portalit të prezantueses nuk ka arritur (ende) të ketë emra të mëdhenj në të.

“Por deri tani s’kemi hasur asnjë emër “BIG” dhe jemi ende kuriozë për të ditur kush do bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme” – vazhdon shkrimi.

Për të mos mjaftuar thumbat e hapur në këtë shkrim të para disa ditëve, sot theksi është vendosur diku tjetër – tek fakti që Luana (gjithmonë sipas portalit të saj) ka sjellë trendin e autorësisë në programe.

Si për “rastësi”, “Shiko kush luan” me autorësinë e Luanës nisi në shtator 2017 teksa Arbana me “Dua të të bëj të lumtur” u pavarësua duke marrë rolin e autores në shkurt të vitit pasues.

“Prej vitesh tashmë të shtunat mbrëma u identifikuan me emrin e prezantueses që ia doli të marrë titullin autore programesh e më pas këtë titull ta kthente në “trend”, se dikur këtë titull e dëgjonim rrallë e për mall. Të flasim për rrugëtimin e Luana Vjollcës në këto 15 vite karrierë në Top Channel do na duhej shumë kohë, por ajo që dimë të themi është se arriti t’u tregojë shumë vajzave të reja se “ti mund t’ja dalësh vetëm duke punuar fort” – thuhet në shkrimin e sotëm që të krijon përshtypjen e një auto-elozheu.

Ndonëse sigurisht Luana nuk i shkruan vetë këta artikuj, nuk do mend që asgjë nuk del rastësisht në portalin që ka, e sidomos lajmet e ndërlidhura direkt me emrin e saj.

Mesa duket kjo rezulton mënyra më e mirë për të thumbuar e njëkohësisht për të çuar mesazhe të koduara. Vreri dhe rivaliteti qenka edhe më i madh se ç’pritej!


You may also like