Porosisin pasta dhe papritur shërbyesi është EMINEM

by admin
Spread the love

Ata që shkuan të provojnë pasta në hapjen e restorantit Mom’s Spagheti nuk do ta harrojnë kurr shijen e tyre, pasi shërbyesi ishte më i veçantë se kurrë.

Bëhet fjalë për Eminem, i cili është edhe pronari i këtij restoranti që është hapur në qendër të Detroid.

Reperi i befasoi të gjithë kur shfaqej në dritare dhe shërbente pastat duke gëzuar pa masë ata që patën fatin të shërbeheshin nga ai.


Ai u njoh shpejt nga fansat të cilët u lajmëruan në rrjetet sociale për të publikuar fotografi të Eminemit duke shpërndarë pasta, qoftë dhe ushqime të tjera italiane në menynë e tij.


Në meny të restorantit ka pasta të thjeshta që kushtojnë nëntë dollarë, pasta me qofte për 12 dollarë dhe një ‘spageti në bukë’, për 11 dollarë.

Emri i restorantit të reperit është në lidhje me një varg nga hiti i Eminemit në vitin 2002, “Lose Yourself”.


You may also like