Pornostarja e skandalit thotë se ndjehet “shkëlqyeshëm” që përballet me Trump dhe ‘ushtarët e tij’, para padisë së mundshme (fotot)

by admin
Spread the love

Pornostarja amerikane Stormy Daniels, e famshme tashmë për aferën me ish-presidentin, tha sot se është një ndjenjë “e mrekullueshme, të përballem me Donald Trump dhe ushtarët e tij”, teksa padia e njoftuar nga mediat duket se është shtyrë për javën tjetër.

Prokurori i Manhattan, Alvin Bragg është duke drejtuar hetimin për shumën $130,000 që supozohet se i është paguar pornostares për të heshtur mbi aferën, para fushatës presidenciale të vitit 2006.

Sot Daniels bëri një postim në Twitter për të sfiduar kritikët, teksa thoshte se “lajmet e fundit mbi çështjen që po qarkullojnë në media, falë Trump dhe aleatëve të tij janë bërë ‘lajme të vjetra’”.

Një komentues i shkruante Daniels duke sugjeruar se ajo vetëm ndjehej keq pasi “kishte shkuar ne shtrat me një burrë të martuar, dhe për faktin se ishte një aktore porno”.

Dhe në fakt pornostarja iu përgjigj: “Po por më pas po përballem me këtë burrë të martuar dhe ushtarët e tij që përpiqen të më bëjnë të heshtë .. dhe kjo më bën të ndjehem fantastike”.

Ndërsa një tjetër përdorues në Twitter sillte në kujtesë postimin e Daniels në janar 2018, ku mohonte se kishte pasur aferën me Trump.

Më 12 janar rrjeti Wall Street Journal raportoi se ish-avokati i Trump, Michael Cohen, i kishte paguar aktores Daniels $130,000 për të heshtur mbi aferën, para zgjedhjeve presidenciale.

Dhe në fakt dy javë më vonë Daniels foli publikisht për të mohuar cështjen.

Më vonë ajo tha se ishte vënë nën presion për të bërë deklaratën dhe pretendon se lidhja intime ka ndodhur me te vertete.

Në postimin e sotëm ajo tregonte një foto të librit të saj të vitit 2018 ‘Full Disclosure’ si provë që kishte folur dhe më parë për çështjen, perkundër mënyrës si kërkonin ta karakterizonin mbështetësit e Trump.

“Kjo nuk është një ‘lajm i fundit’ … ja ku është libri im i vitit 2018 që është diskutuar disa herë në TV,” shkruante ajo.

“Këto janë ‘lajme të vjetra’ prej vitit 2018 kur unë kam folur, si dhe për histerinë e tanishme që përpiqen ta spërdredhin sikur të ishte një informacion i ri”, shtonte pornostarja.