“Popull gomonesh”, Daily mail për protestën e opozitës: Mijëra njerëz në rrugët e Tiranës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Protesta e opozitës e zhvilluar një dite më parë përpara Kryeministrisë ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Daily mail i ka kushtuar një artikull protestës ndërsa duket se është fokusuar te ajo që ishte edhe një prej simbolikave të tubimit, gomonia që përfaqësonte largimin e shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe.

Daily mail, po ashtu është fokusuar edhe të fjalimi i kreut të PD, Sali Berisha, i cili fajësoi Ramën për largimin e të rinjve nga Shqipëria.

Artikull i plotë

Mijëra njerëz dolën dje në rrugët e kryeqytetit shqiptar, Tiranë, për të protestuar kundër qeverisë socialiste të Edi Ramës.

Të thirrur nga Sali Berisha, kreu i opozitës, ata u mblodhën jashtë zyrës së kryeministrit Rama për të protestuar kundër korrupsionit të dyshuar të qeverisë dhe rritjes së kostos së karburantit dhe ushqimit.

Në një fjalim para turmës, Berisha tha se Rama ishte fajtori për largimin masiv të të rinjve nga Shqipëria – gjë që e ka vënë Britaninë përballë valëve të emigracionit të paligjshëm.

Ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike pretendoi se bota tani ‘na sheh si njerëz gomone’ pasi rreth 12,000 shqiptarë kaluan Kanalin me varka të vogla këtë vit. “Shqiptarët sot janë një popull gomone”, deklaroi ai, “sepse dikush – dhe ky është Edi Rama – ua grabiti votën, i ktheu liritë e tyre në iluzion, në një votë fiktive, vetëm që të qëndronte në pushtet. “

Në fillim të këtij muaji, Rama akuzoi qeverinë britanike për diskriminim ndaj shqiptarëve për të shkëputur vëmendjen nga ‘dështimet në politikat e saj”

“Ndërsa marshonin nëpër Tiranë, protestuesit mbanin një gomone me flamuj britanikë dhe shqiptarë për të ‘shprehur shqetësimin e tyre për eksodin masiv’ të të rinjve”. Kështu u shpreh dhe aktivisti Isa Myzyraj.

Deri në 1,200 oficerë policie, u vendosën për të kontrolluar turmat e shumta, pohuan raportet lokale. Megjithatë, disa demonstrues thyen kordonët e policisë për të goditur me shkelma dhe hedhur bojë në derën e kryeministrisë.

You may also like