POLONI – Rusia përjashtohet nga ceremonia e çlirimit të Aushvicit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

VARSHAVË, 26 janar /ATSH-ANSA/ – Përfaqësuesit rusë nuk janë ftuar në ceremoninë që do të përkujtojë nesër 78-vjetorin e çlirimit të kampit nazist të vdekjes të Aushvic-Birkenaut nga Ushtria e Kuqe, pas agresionit rus kundër Ukrainës, bëri të ditur faqja e internetit e muzeut.

”Duke pasur parasysh agresionin kundër Ukrainës së lirë dhe të pavarur, përfaqësuesit e Federatës Ruse nuk u ftuan të marrin pjesë në përkujtimin e këtij viti të përvjetorit të çlirimit të Aushvicit, që do të zhvillohet këtë të premte”, deklaroi zëdhënës i muzeut, Piotr Sawicki.

Kujtojmë që forcat sovjetike ishin të parat që iu afruan disa prej kampeve më të rëndësishme në korrik 1944.

Të befasuar nga përparimi i shpejtë sovjetik, gjermanët ishin përpjekur të fshihnin provat e shfarosjes duke shkatërruar çfarë mundeshin./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakPakoja e Madhe, Balla: Mbështetje 1 milion qytetarëve

You may also like