POLONI – Nëntë milionë refugjatë ukrainas kanë hyrë vend që nga fillimi i luftës kundër Rusisë

by admin
Spread the love

VARSHAVË, 9 janar /ATSH-PAP/ – Që nga 24 shkurti, kur Rusia pushtoi Ukrainën, rreth nëntë milionë persona kanë kaluar kufirin polako-ukrainas për në Poloni, tha sot Roja Kufitare polake (SG).

Sipas SG-së, të dielën, oficerët e Gardës Kufitare kryen rreth 28 500 kontrolle kufitare për njerëzit që hynin në Poloni nga Ukraina.

Roja Kufitare tha gjithashtu se afro 7,22 milionë ukrainas ishin larguar nga Polonia për në Ukrainë që nga fillimi i luftës.

Dje, rreth 18 300 persona kaluan kufirin nga Polonia në Ukrainë./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakMINSK – Manovra të përbashkëta ajrore ruso-bjelloruse

You may also like