POLONI – Morawiecki: Paketa e nëntë e sanksioneve ndaj Rusisë tregon unitetin e BE-së

by admin
Spread the love

VARSHAVË, 17 dhjetor /ATSH-PAP/- Paketa e nëntë e sanksioneve e miratuar nga Këshilli Evropian tregon besueshmërinë dhe unitetin e BE-së, deklaroi kryeministri polak, Mateusz Morawiecki.

Udhëheqësit e BE-së ranë dakord të enjten në Bruksel për një paketë të nëntë sanksionesh kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë. Sanksionet e reja do të përfshijnë pothuajse 200 persona të tjerë dhe do të ndalojnë investimet në industrinë minerare të Rusisë, ndër të tjera.

“Nga njëra anë, sanksionet tregojnë se ne jemi të besueshëm dhe, nga ana tjetër, ne kemi ruajtur unitetin e vendeve anëtare”, u tha Morawiecki gazetarëve pas takimit.

“Rusia kërkon të rrënojë dhe përçajë BE-në. Ne nuk kemi lejuar që kjo të ndodhë”, tha ai.

“Ne kemi vendosur gjithashtu një ndalim për investimet në sektorin e minierave ruse”, shtoi ai.

Sipas tij, këto sanksione të reja ishin një formë domethënëse e presionit ndaj Rusisë.

“Paqja duhet të jetë e mirë dhe fitimtare për Ukrainën dhe Evropën. Por, paqja e mirë nuk duhet të nënkuptojë shkatërrimin e Ukrainës dhe fitoren e Rusisë”, tha Morawiecki.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like