POLONI – Ministria e Jashtme: Armët bërthamore në Bjellorusi një kërcënim për paqen evropiane

by admin
Spread the love

VARSHAVË, 26 mars /ATSH-DPA/ – Polonia ka kritikuar ashpër vendimin e fundit të presidentit rus, Vladimir Putin për të vendosur armët bërthamore në Bjellorusi.

“Ne dënojmë aktin e  intensifikimit të kërcënimit për paqen në Evropë dhe në botë”, tha sot një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme, në Varshavë.

Bjellorusia është fqinj me Rusinë, si dhe me Poloninë dhe Ukrainën e cila po lufton kundër pushtimit rus për më shumë se një vit.

Putini njoftoi të shtunën në mbrëmje se liderët në Moskë dhe Minsk kishin rënë dakord për transferimin e armëve bërthamore taktike në Bjellorusi, e cila sipas Rusisë nuk do të ishte në kundërshtim me Traktatin Ndërkombëtar për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like