POLONI – Mbi 7.19 milionë refugjatë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

VARSHAVË, 23 tetor /ATSH-PAP/-Që nga 24 shkurti, kur Rusia pushtoi Ukrainën, mbi 7.19 milionë refugjatë ukrainas kaluan kufirin polako-ukrainas për në Poloni, njoftoi Roja Kufitare (SG).

Sipas Rojes Kufitare, të premten oficerët e Gardës Kufitare kryen rreth 26 000 kontrolle kufitare për refugjatët që hynin në Poloni nga Ukraina, dhe deri në orën 7:00 të mëngjesit të së shtunës numri i mbërritjeve kishte arritur në rreth 8 500 persona.

Roja Kufitare tha gjithashtu se rreth 5.39 milionë refugjatë ukrainas ishin larguar nga Polonia për në Ukrainë që nga fillimi i luftës. Të premten, rreth 22 600 ukrainas kaluan kufirin nga Polonia në Ukrainë.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 23/10/2022

You may also like