POLONI – Gjenden 21 foto unikale të getos së Varshavës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

TEL AVIV, 17 janar /ATSH-ANSA/ – Një numër fotosh, të paekspozuara më parë, që pasqyrojnë shkatërrimin brutal të getos së Varshavës nga nazistët, 80 vjet më parë, në vitin 1943, u shfaqën në Muzeun e Historisë së Hebrenjve Polakë “Polin”.

Rreth 21 foto, janë marrë në fshehtësi nga zjarrfikësi polak, Zbigniew Leszek Grzywaczewski, ndërsa nazistët i vunë zjarrin getos.

Kryengritja e getos së Varshavës, nga 19 prilli deri më 16 maj 1943, konsiderohet akti më i madh i rezistencës hebreje ndaj regjimit nazist gjatë Holokaustit.

Të udhëhequr nga Mordechaj Anielewicz, luftëtarët heroikë hebrenj, ndërsa popullsia u strehua në bodrume dhe kanalet e ujërave të zeza, kundërshtuan nazistët me të gjitha mjetet në një përpjekje për të parandaluar likuidimin përfundimtar të getos.

Gjë që nuk ndodhi, pas nazistët i vunë zjarrin të gjithë zonës dhe i dëbuan të mbijetuarit në kampet e vdekjes.

Fotot e marra nga zjarrfikësi dëshmojnë atë që ndodhi.

Grzywaczewski ishte në atë kohë një anëtar i rezistencës polake, dhe pas luftës një aktivist i njohur i “Solidarnosc”-it./  /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like