POLONI – Duda: Rusia ka sjellë agresion, luftë, varfëri dhe vdekje

by admin
Spread the love

VARSHAVË, 1 dhjetor /ATSH-PAP/- Nëse e pranojmë çnjerëzimin e Rusisë si diçka normale, do të mundësojmë fitoren e “Russkij Mir” (urdhërit rus), që do të thotë brutalitet, agresion, luftë, varfëri dhe vdekje, deklaroi sot presidenti i Polonisë, Andrzej Duda në një seancë të Këshillit Ministror të OSBE-së.

“Për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, ne përballemi me një sulm kaq të hapur të armatosur ndaj parimeve për të cilat të gjithë ramë dakord për të parandaluar një luftë tjetër në Evropë”, tha ai.

Duda shtoi se Rusia sot është një shtet kriminal, politikat e të cilit nuk mund të falen dhe fjalët e të cilit nuk mund të besohen.

Duke komentuar mbi shkatërrimin progresiv të infrastrukturës civile të Ukrainës nga sulmet ruse, presidenti tha se komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të pranojë asgjësimin e qëllimshëm të popullsisë civile.

“Kjo nuk duhet parë si normale, kjo nuk mund të injorohet”, tha Duda, duke vënë në dukje se politika e Rusisë bazohet në anti-vlerat kundër të cilave ne ramë dakord të bashkojmë forcat tona për të ndërtuar një Evropë… ku respektohet liria individuale dhe jeta e njeriut. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like