Politikani shqiptar kërkon hetimin e Policisë së Shtetit për deklaratën: Po krijon alibi në lidhje me autorin që goditi Berishën

by admin
Spread the love

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, kërkoi hetimin e Policisë së Shteti në lidhje me inskenimin e alibive për personin që sulmoi ish-kryeministrin Berisha gjatë protestës së kësaj të marte.

Gjatë një deklarate për media Vasili nënvizoi se diagnoza klinike për çrregullime psikotike të 31-vjeçarit është një inskenim, pasi në bazë të të dhënave shtetërore ai është një person që zotëron një patentë dhe që është i aftë mendërisht.

“Policia e Shtetit nuk u referohet dokumenteve të shtetit si zotërimi i patentës, por i referohet dokumenteve të një klinike private që shprehte se i riu shfaq çrregullime psikotike.

Është shumë e rëndë kjo situatë dhe patjetër që organet e hetimit duhet të hetojnë policinë e shtetit për inskenim të alibive në lidhje me autorin”, tha Vasili.

You may also like