Policia zbulon klubin neo-nazist të arteve marciale në qendrën sportive gjermane (fotot)

by admin
Spread the love

Një grup neo-nazist luftimesh në arte marciale dhe teknika të tjera dhune është zbuluar në një qendër sportive pranë kryeqytetit gjerman Berlin.

Grupi i luftimeve i së djathtës ekstreme u zbulua të mbante sesione duelesh në qendrën sportive Rennbahn në zonën Weissensee, pa dijeninë apo lejen e autoriteteve lokale.

Sesionet e arteve marciale kryheshin në një fushë të impjantit dhe përfshinin postura e teknika të ndryshme luftimi.

Bluzat e grupit mbanin mbishkrimin ‘Kampf der Nibelungen’, një grup i njohur luftimi i të djathtës ekstreme në Evropë.

Në faqen e tij të internetit, Kampf der Nibelungen shkruan: “Gjithmonë kanë qenë luftëtarët që kanë mbrojtur fiset e tyre, klanet dhe atdheun e tyre”.

Megjithse zyrtarët lokalë thanë se nuk kishin dijeni për stërvitjet që po zhvilloheshin, Senati i Berlin tha se ishin në dijeni se “ekstremistë të djathtë stërviteshin në menyrë sporadike në qendrën Rennbahn “, sipas raportimit të deputetëve Niklas Schrader e Ferat Kocak.

Prej ligjeve strikte të privatësisë në Gjermani, autoritetet nuk bënin të ditur identitetet e pjesëmarrësve, por Kocak tha se më shumë duhet bërë për të kuptuar masën e problemit.

Shumë grupe të së djathtës ekstreme në Evropë dhe SHBA po përdorin artet marciale për të shtuar numrat e tyre, për të përhapur ideologjinë dhe për të luftuar armiqtë e tyre.

Hetimet vazhdojne.