Policia zbulon 800 kilogramë ushqim me afat të skaduar në Maqedoni

by admin
Spread the love





Ministria e Brendshme gjeti në një kamion dhe një magazinë 800 kilogramë ushqime të skaduar dhe ambalazhe bosh. Produkti i gjetur është shpallur produkt i pasigurt nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Policia nga SPB Kumanovë, dje në mëngjes, tek AB (43) nga Haraçina, gjatë kontrollit të automjetit të tij “Mercedes” me targa të Shkupit, fillimisht i kanë gjetur 200 kilogramë ushqime.

Ushqimi ka ardhur nga një depo në zonën e Gazi Babës, në pronësi të B.M.(45) nga Romanovce e Kumanovës, ku janë gjetur edhe 600 kilogramë ushqime shtesë. Pronari i magazinës pranoi se ushqimi ishte i tij.

Në stacionin policor është zhvilluar një intervistë zyrtare me pronarin e magazinës dhe pas zbardhjes së plotë të rastit do të bëhet kallëzimi përkatës.







Artikulli paraprakRita Ora mahnit me paraqitjen në “The Tonight Show” me fustan të shkurtër rozë ‘Versace’




You may also like