Policia të nis hetimet, refuzimi i shërbimeve të pjesëtarëve të komuniteteve në lokale, racizëm i kulluar

by admin
Spread the love

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar pas deklarimit të ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Sipas këtij të fundit disa lokale të gastronomisë në Gjakovë nuk i kanë shërbyer pjesëtarët e komuniteteve, njofton Klankosova.tv.

Kështu KMDLNJ ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të fillojë hetimet dhe nëse sigurohen prova të merren masa ligjore ndaj të dyshuarve.

“Nëse pohimet publike të ministrit Krasniqi vërtetohen nga Policia e Kosovës atëherë këto raste mund të cilësohen si racizëm i kulluar apo diskriminim në baza raciale . Për fat të mirë, në Kosovë, përkundër shumë vështirësive dhe problemeve, kryesisht për shkak të situatës së rëndë ekonomike, pikërisht pjesëtarët e komuniteteve, sidomos të komunitetit romë, egjiptas dhe ashkalinj kanë mbetur pa arsimim të nevojshëm prandaj edhe shkalla e papunësisë te këto komunitete është më e larta në Kosovë mirëpo nuk ka pasur diskriminim në baza racial. Edhe qasja në shërbime publike ka qenë më e vështirësuar.” shkruante në një njoftim për media të KMDLNJ-së.

Tutje thuhej që duke refuzuar të shërbejnë pjesëtarët e komuniteteve, bëhet shkelje e të drejtave të njeriut, të garantuara me Kushtetutën e Kosovës.

“Bojkotimi i lokaleve që eventualisht paskan refuzuar të shërbejnë pjesëtarët e komuniteteve nuk është përgjigje e duhur dhe, sipas KMDLNj –së është masë e lehtë prandaj, si masë parandaluese efikase dhe e domosdoshme duhet të jetë veprimi i shpejt i ligjit! Nëse ky dyshim i ministrit Krasniqi vërtetohet, çdo mosveprim i ligjit do të jetë inkurajues për shkelësit e mundshëm në të ardhmen.”

Kurse sipas KMDLNJ-së, nëse nuk dëshmohet vërtetësia e deklaratave. ministri ka përgjegjësi për atë që thotë, pavarësisht pozitës,

 

You may also like