Policia për rastin e drejtorit të “Agro Holding Kosova”: Nuk gjetëm asgjë të dyshimtë

by admin
Spread the love

Drejtori menaxhues i “Agro Holding Kosova”, Bekim Krasniqi, pretendon se ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij në Shirokë të Suharekës.

Për rastin është deklaruar edhe policia.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit Vesel Gashi tha për Klankosova.tv se ankuesi ka deklaruar se ka dëgjuar të shtëna por se nuk e di se prej nga është shtënë apo me çka është shtënë.

“Patrullat kanë kontaktuar me ankuesin Bekim Krasniqi i cili deklaron se ka dëgjuar të shtëna por nuk është i sigurt se prej nga është shtënë dhe me çka është shtënë”- tha Gashi.

Ai shtoi se patrullat policore nuk kanë vërejtur asgjë të dyshimtë në lokacion.

“Patrullat kanë patrulluar në atë lokacion por deri më tani nuk kanë hasur në diçka të dyshimtë. Patrullat së bashku me njësitet tjera ende janë në atë lokacion” – shtoi ai.

Gashi theksoi se reagimi i policisë ka qenë i menjëhershëm.

“Rreth orës 21:19 Bekim Krasniqi, drejtor i Agrokosova Holding në Suharekë ,ka informuar se ka gjuajtje me armë. Reagimi policor ka qenë i menjëhershëm” – theksoi Gashi.

Drejtori i “Agro Holding Kosova” thotë se pati të shtëna me armë në drejtim të shtëpisë së tij (VIDEO)

You may also like