Policia: Nuk ka asnjë rrëmbyes në vend, garantojmë sigurinë e qytetarëve

by admin
Spread the love

Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me reagim në lidhje me disa pretendime që po shpërndahen në rrjetet sociale, për kinse kidnapime në vend.
MPB mohon këto pretendime duke i quar gënjeshtra.

“Ministria e Punëve të Brendshme mohon gënjeshtrat që disa persona përhapin përmes rrjeteve sociale për disa rrëmbyes. Nuk ka asnjë fëmijë të rrëmbyer, as ndonjë rrëmbyes. Apelojmë që të mos përhapet dezinformata në rrjetet sociale që synojnë të shqetësojnë qytetarët. Policia është e pranishme kudo dhe garanton sigurinë e qytetarëve”, thuhet në reagimin e MPB-së.

MARKETING



You may also like