Policia në Ferizaj për 1 javë shqiptoi mbi 1 mijë gjoba e i konfiskon 24 patentë shoferë

by admin
Spread the love

Policia Rajonale e Ferizajt, ka bërë të ditur se që nga data 2 janar deri më 8 janar i ka shqiptuar 1 mijë e 75 gjoba.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe kohore, policia i ka hequr 24 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, ndërsa janë raportuar 41 aksidente.

“Janë raportuar 41 aksidente, prej tyre:

Aksidente me lëndime, 15

Aksidente me dëme materiale, 26

Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, policia i ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me ta për çdo kundërvajtje që shkaktohen në komunikacion.

 

You may also like