Policia me njoftim për vizitën e presidentit të Shqipërisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë vizitës së presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, do të bëhet ndërprerja e përkohshme e qarkullimit të trafikut në disa segmente rrugore në mënyrë që eskorta të kalojë pa penguar.

Ndërprerja sipas Policisë do të jetë në intervale të shkurtra kohore.

Presidenti i Shqipërisë, Begaj të hënën do të pritet me ceremoni të lartë shtetërore në sheshin “Ibrahim Rugova” në kryeqytet.

“Nga data 14 deri 16 gusht 2022, në Republikën e Kosovës do të qëndrojë për vizitë zyrtare presidenti i Republikës së Shqipërisë, SH.T.Z Bajram Begaj, së bashku me një delegacion shoqërues të presidencës. Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë. Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitete zyrtare. Njëkohësisht për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet nga Policia e Kosovës.

You may also like