Policia Kufitare e Kosovës ndalon automjetin me 700 litra vajra motorike të kontrabanduara nga Republika e Maqedonisë veri

by admin
Spread the love

Policia e
Kosovës, njësia policore Task Forca nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare
(DRPK) Lindje, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë
dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet  taktike dhe operacioneve
në teren.  
 

Me datën
20.10.2022 rreth orës 15:00 është  pranuar informatë se nga fshati
Tanushe-Republika e Maqedonisë Veri është duke levizur një kombi i bardhë, pa
targa, i dyshuar me mallrat të kontrabanduara dhe dyshohej se mallrat do ti
sjellë në drejtim të Vitisë .

Njësitet e
Task Forcës operative të (DRPK) Lindje pas pranimit të kësaj informate kanë
ndërmarr masa të nevojshme operativo-taktike duke bërë kontrolle në rrugët e
brezit kufitar dhe rrugët dytësorë të fshatrave të Vitisë.

Njësitet e
angazhuara policore, ndërkohë kanë pranuar informata tjera relevante se
kombi i dyshuar i cili kishte sjell mallrat nga Maqedonia veriore i kishte
shkarkuar ato diku në fshatin Drobesh –Viti, perderisa mallrat e shkarkuara nga
kombi janë ngarkuar në mjetin tjeter transportues  WV Caddy ngjyrë e kuqe
me targa vendore dhe i njëjti është në drejtim të rruges Viti – Gerlicë.

Gjatë një
veprimi taktik Policia e Kosovës ka arritur që 
në fshatin Sodovinë, komuna e Vitisë ta ndaloj automjetin e lartcekur qe
drejtohej nga i dyshuari me inicialet B.K mashkull kosovar nga Ferizaj.

Gjate
kontrollit në automjetin e ndaluar kishte pasur të ngarkuar vajra motorike (70)
pako me nga (10) litra; në total (700) litra të cilat ishin të
kontrabanduara nga Republika e Maqedonisë Veriore në Republikën e Kosovës.

Rasti është
duke u trajtuar nga autoritetet për procedura të mëtejme ligjore. 

You may also like