Policia kryen kontrolle në 347 lokale, konstatohen një sërë shkeljesh

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Ministria e Punëve të Brendshme  ka kryer inspektime në 347 objekte hotelierike. Autoritetet pas mesante deri në orën 04:00 të mëngjesit kanë kryer kontorlle nga ku edhe janë regjistruar   parregullësi të shumta.Ndër të tjera,  siç njoftojnë nga MPB në rajonin e Shkupit gjatë inspektimeve janë arrestuar tre persona, tek të cilët janë gjetur substanca narkotike, si dhe  prania e personave nën moshën 18 vjeçare.

Tabelë: MPB

“Gjatë kontrollit në disa objekte hoteliere, pas mesnate është konstatuar prania e 56 të miturve në kundërshtim me ligjin, ndërsa në zonën e SPB Veles është konstatuar vepra penale ‘shërbim i një të mituri me alkool. Janë privuar nga liria 3 persona, dy në zonën e Qendrës dhe një në Karposh. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar thasë me pluhur të bardhë, materie e ngurtë dhe marihuanë”.

Sipas njoftimit të MPB-së, në rajonin e Qendrës së Shkupit janë kapur disa persona pa certifikatë për vaksinim kundër Covid-19, ndërkaq disa persona kanë tentuar të pengojnë punën e policisë derisa janë sjellur në mënyrë agresive me zyrtarët e policisë. Gjithashtu janë konstaruar 3 shkelje të Ligjit për Mbrojtjen nga Duhani, 3 shkelje të neni 8 nga Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike dhe një shkelje e ligjit për të huajt.


You may also like