Policia ka arrestuar shkupjanin për i dyshuar për katër vepra penale, mes tyre edhe për vrasje

by admin
Spread the love




Policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në ora 21.40 në objekt hotelerik në rrugën “Prashka” në Shkup, është arrestuar K.D.(39) nga Shkupi.
Sipas MPB-së, ai kërkohej pas katër fletë-arresteve, pas urdhrave të lëshuar nga Gjykata Themelore Shkupi 1, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprave penale “vrasje”, “vjedhje e rëndë”, “lëndim i lehtë trupor” dhe “pjesëmarrje në rrahje”.
“Të njëjtit i qe parashtruar edhe masa e paraburgimit pas katër urdhrave. Personi do të dorëzohet në burg”, thonë nga MPB.


You may also like