Policia jep detaje për zjarrin që përfshiu një depo në Pejë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Policia ka dhënë detaje në lidhje me zjarrin që përfshiu një depo në Pejë.

Bëhet e ditur se zjarri ka ndodhur në rrugën “Perandori Justinian”, rreth orës 08:40.

Policia njofton se nga ky zjarr janë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

“Edhe përkundër intervenimit të shpejtë të Policisë dhe të zjarrfikësve nga Peja dhe qytetet për rreth si dhe nga KFOR-i, nga ky zjarr janë shkaktuar dëme të konsiderueshme, sepse përpos depos me vaji motorik janë dëmtuar dhe tri shtëpi banimi, pasi që ishin shumë afër njëra tjetrës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia bën të ditur se janë duke punuar në vendin e ngjarjes, përcjell Klankosova.tv.

“Mirëpo pas një pune të madhe dhe shumë profesionale të këtyre njësiteve, zjarri është futur nën kontroll pas një kohe. Ndërsa edhe me tutje njësitet policore janë duke punuar në vendin e ngjarjes nën koordinim me Prokurorin e shtetit, në mënyrë që të mbledhin dëshmi për të proceduar dhe hetuar se si ka ardh deri tek ky zjarr. Ky rast me urdhër të Prokurorit të shtetit është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, dhe është duke u proceduar nga Njësia rajonale për hetimin e krimit”, thuhet tutje në njoftim.

You may also like