Policia jep detaje për kërcënimin ndaj kryeministrit Kurti

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Policia e Kosovës është deklaruar lidhur me kërcënimin drejtuar kryeministrit, Albin Kurti.

Policia ka konfirmuar kërcënimin teksa është theksuar se menjëherë janë marrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme operativo-hetimore,.

“Fillimisht Policia e Kosovës, ka shtuar masat e sigurisë personale të Kryeministrit përfshirë këtu mbrojtjen e afërt, por gjithashtu edhe ka dërguar njësi të reagimit të shpejtë nga Regjioni i Prishtinës të përberë nga dy zyrtarë policorë, në sigurim te shtëpia e banimit të Kryeministrit. Policia e Kosovës konfirmon se në këtë aktivitet nuk ka pasur të angazhuar asnjë zyrtarë të njësive speciale”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Gjithashtu u tha se lidhur me rastin menjëherë janë iniciuar hetimet dhe ato janë duke vazhduar, përderisa bazuar në hetimet e deritanishme dhe vlerësimin e rrezikut, njësia e reagimit të shpejtë është larguar nga lokacioni.

“Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin drejt ofrimit të sigurisë ndaj personaliteteve të vendit dhe qytetarëve të saj, duke përfshirë edhe hetimin dhe trajtimin e të gjitha rasteve”

This post was published on 2021-10-28 9:42 am

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA – Publikon fotografi, satire, aktua;itet, politikë, dokumenta historike, foto të personaliteteve historike, politike dhe kulturore, foto nga Lufta e I dhe II Botërore, foto të qyteteve, dhe ngjarjeve historike.
Copyright © 2021 FMimages®, All Rights Reserved.

You may also like