Policia jep detaje për incidentin e mbrëmshëm

by admin
Spread the love




MPB ka dhënë detaje në lidhje me incidentin e mbrëmshëm ku në afërsi të restorantit “Galaksia”, ishin përfshirë dy epror të lartë të policisë.

Sipas deklaratës së MPB-së, dhënë për Tellma, më datë 23.05.2022 është denoncuar se në orën 19:45, zyrtarë policorë nga Njësiti për Punë të Brendshme- Cari, në rrugën “Makedonska Kosovska Brigada”, në Shkup kanë ndaluar makinën “Mitsubishi” e cila ka pasur drita sinjalizues.

“Shoferi ka filluar të sillet në mënyrë agresive ndërsa në vend ngjarje ka arritur edhe M.L së bashku me disa persona tjetër, ndërsa e ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor. Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe persona tjerë policorë të cilët kanë qenë të sulmuar nga grupi. M.L ka shtënë me armë zjarri në ajër, por atij i është marrë arma nga ana e zyrtarëve policorë, ndërsa nga e shtëna nuk ka persona të lënduar. Më pas kanë ardhur edhe persona tjetër, mes tyre edhe zyrtarë policor, pas cka M.L është arratisur. Për M.L ishte lëshuar urdhër arrest, por ai gjatë ditës është paraqitur vet në polici”, kanë  bërë të ditur për Tellma nga MPB.

Po ashtu nga policia kanë bërë të ditur se për rastin është njoftuar Prokurori Publik dhe Reparti për kontroll të brendshëm, është siguruar arma dhe video incizime nga ngjarja dhe se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit

 


You may also like