Policia jep detaje nga aksidenti sot në Tetovë, të të dy bashkëfshatarve

by admin
Spread the love

Sot (9 mars) rreth orës 10:15 në SPB- Tetovë është raportuar se në rrugën “Strasho Pindzur” në Tetovë ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin është përfshirë vetura “Opel Tigra” me targa të Tetovës e drejtuar nga 36 vjeçari A. A. nga Dobroshti i Tetovës dhe një motoçikletë Honda, po ashtu me targa të tetovës, e drejtuar nga S.N.(66) nga i njëjti fshat.

Në aksident motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës, ku është dërguar për trajtim mjekësor. Në vendin e aksidentit këqyrjen e ka kryer ekipi i SPB-Tetovë.

You may also like