Policia i përgënjeshtron raportimet se dy serbë janë rrahur nga ROSU

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Disa lajme janë publikuar gjatë së mërkurës më 8 mars në disa media se njësiti special Rosu i ka rrahur dhe keqtrajtuar dy të rinj serb në një fshat të Leposaviqit.

Lidhur me këtë ka reaguar policia.

Me anë të komunikatës ky institucion i ka përgënjeshtruar këto raportime duke thënë se i kanë marrë veprimet e nevojshme, por se nuk ka pasur asnjë rast të raportuar.

“Bazuar në informacionet dhe verifikimet zyrtare me të gjitha njësitet policore në terren, përfshirë ato kufitare, është vërtetuar se një rast i tillë nuk është raportuar në Polici të Kosovës, informacion ky i cili iu është kumtuar mediave të interesuara kryesisht serbe”, thuhet në reagim.

Policia thekson se këto informacione i ka drejtuar tek Inspektorati Policor për trajtim të mëtejmë të rastit.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike si dhe ofrimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim, dhe njëkohësisht fton të gjithë qytetarët që për çfarëdo rasti apo kërkese t’i adresohen institucionit policor për trajtimin e tyre. Po ashtu ftojmë edhe mediat që për informacione zyrtare t’i adresohen Policisë së Kosovës”, njofton Policia e Kosovës përcjell Klankosova.tv/ Klankosova.tv

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like