Policia gjobit 157 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

by admin
Spread the love




Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (30.05.2022), ka zhvilluar kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuari, ku janë sanksionuar 157 shoferë.

Nga këto, 10 automjete lëviznin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuara, 71 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, kurse 86 jashtë vendbanimeve.
“Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.


You may also like