Policia gjen drogë gjatë bastisjes në Strumicë

by admin
Spread the love





MPB bën të ditur se mëngjesin e sotëm policia gjatë bastisjes në shtëpinë e një 42-vjepari nga Strumica, është kapur drogë, përcjell TV21. Personi është ndaluar në Stacionin Policor të Strumicës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

“Sot (23.02.2023) në ora 08:00 në Strumicë, zyrtarët policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme të Strumicës kanë privuar nga liria M.T.(42) nga Strumicë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, iu gjet dhe u sekuestrua lëndë e ngurt e bardhë, tableta dhe një peshore dixhitale”, thonë nga MPB.







Artikulli paraprakFesta në Beograd për Pavarësinë e Kosovës çmend mediumet serbe
Artikulli tjetërSHBA, temperaturat bien deri në minus 45 gradë




You may also like