Policia gjen 4 mijë e 700 euro të falsifikuara, arrestohet një i dyshuar në Prishtinë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar 4 mijë e 700 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Në lidhje me këtë rast, policia ka bërë të ditur se është arrestuar një i dyshuar.

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike ka pranuar informatën nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve të cilët sot me datë 22.05.2023 rreth orës 16:30, gjatë një operacioni policor, gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit me iniciale (V.T.) kanë hasur në një shumë të parave €uro të cilat janë dyshuar se janë të falsifikuara”.

“Pas këtyre veprimeve rasti ka kaluar për hetim të mëtutjeshëm në Sektorin për Hetimin e Krimeve Ekonomike (DHKEK), me ç`rast pas analizimit të provave është arrestuar i dyshuari i lartcekur, gjithashtu është sekuestruar shuma e parave prej 94 copë kartëmonedha (në apoen) prej  50 €urove, gjithsejtë katër mijë e shtatëqind (4700) €uro, që dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhet në njoftim.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit të tij mbrojtës dhe të njëjtit ju ka lëshuar vërtetimi për sekuestrim të 4 mijë 700 eurove, përcjell Klankosova.tv.

“Pas analizimit të kartëmonedhave të falsifikuara vërehet se është falsifikim i nivelit më të lartë, përmban disa prej tipareve të sigurisë dhe i rrezikshëm që qytetarët të bien pre e mashtruesve me këtë lloj falsifikimi. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit të tij mbrojtës dhe të njëjtit ju ka lëshuar vërtetimi për sekuestrim të 4700 eurove”, thuhet tutje në raport.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO.

You may also like