Policia e dje shqiptoi mbi një mijë gjoba për vozitje të shpejtë

by admin
Spread the love




Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme (19.06.2022) ka zhvilluar kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara.

Nga MPB njoftojnë se në këto kontrolle janë gjobitur 1062 vozitës të cilët kanë drejtuar makinat e tyre me shpejtësi më e madhe se e lejuara.
“Prej tyre 100 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe 12 automjete me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar”.

“572 automjete e kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, kurse 490 në vend të banuar. Gjatë kontrollit aksionar janë sanksionuar edhe 209 lloje të tjera kundërvajtjesh. Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.


You may also like