Policia e dënon shoferin që ka lëvizur me makinë në Urën e Gurit

by admin
Spread the love




Policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është shqiptuar gjobë ndaj 68-vjeçarit nga Gostivari, i cili para disa dite u fotografua derisa po lëvizte me makinën në Urën e Gurit në Shkup.

“Gjatë ditës së djeshme (25.04.2022) është sanksionuar I.A. (68) nga fshati Çegran i Gostivarit, i cili lëvizte me veturë pasagjerësh në Urën e Gurit në Shkup. Masat janë shqiptuar për shkak të lëvizjes kundër shenjës së komunikacionit, parkimit në zonë për këmbësorë dhe skadimit të lejes së komunikacionit”, kanë njoftuar nga MPB.

 


You may also like