Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka kryer kontroll aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, përcjell Klan Maqedoni.
Gjatë aksionit janë sanksionuar 181 drejtues automjetesh.
“Prej tyre, shtatë automjete udhëtonin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe një automjet ka lëvizur edhe më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në të njëjtën kohë, 92 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 89 jashtë vendbanimit”, thonë nga MPB.
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim./KlanMacedonia