Policia bullgare arreston një person për komente të shëmtuara në Facebook për aksidentin e autobusit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Policia bullgare ka arrestuar një 24-vjeçar i cili ka postuar komente në Facebook në lidhje me aksidentin tragjik të autobusit të pasagjerëve në autostradën Struma, të papajtueshme me normat morale dhe etike, kanë deklaruar nga Ministria e Brendshme bullgare, informon MIA.

Personi i cili u ndalua në Sofje nga zyrtarë të Drejtorisë së Përgjithshme për Luftën kundër Krimit të Organizuar pas sinjalizimit, ishte me precedentë penalë, transmeton portali Shtegu.

“Materialet u raportuan në SRS për një krim sipas Art. 162 të Kodit Penal – predikimi i urrejtjes në bazë të kombësisë përmes një sistemi informacioni”, kanë pohuar nga Ministria e Brendshme bullgare.

You may also like