Policia arreston 12 persona për ‘trafikim me njerëz’ e ‘mundësim apo detyrim në prostitucion”

by admin
Spread the love

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar 12 persona të dyshuar për veprat penale “trafikim me njerëz”, “mundësim apo detyrim në prostitucion” në gjashtë operacione të ndara.

Gjatë këtij aksioni, sipas policisë, është identifikuar një viktimë e trafikimit si dhe dy viktima të keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijës.

“Personat e arrestuar janë: A.Th., (viti i lindjes 1978, mashkull kosovar); A. Xh., (viti i lindjes 1997, femër kosovare); E. M., (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar); F. H., (viti i lindjes 2000, femër kosovare); D. I.,  (viti i lindjes 1991, femër kosovare);  J. H., (viti i lindjes 1994, femër kosovare);     Sh. I., (viti i lindjes 1981, femër kosovare);  Gj. G., (viti i lindjes 1993, femër kosovare);  M. Th.,  (viti i lindjes 2000, femër kosovare);  A. B., (viti i lindjes 1997, mashkull kosovar); J. J.,  (viti i lindjes 1991, femër kosovare) dhe  Q. H.,  (viti i lindjes 1963, mashkull kosovar)”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, bëhet e ditur se gjatë këtyre operacioneve, janë kontrolluar tri objekte, dy prej tyre sallone masazhi dhe një shtëpi private, ku janë sekuestruar një revole, tre fishekë, pesë telefona dhe dokumente të tjera.

“Operacioni policor për rastet e trafikimit me njerëz, është zhvilluar pas shkëmbimit të informatave me autoritetet e Austrisë, ku edhe është bërë identifikimi i një viktime të moshës së mitur, e cila po trajtohet  sipas Procedurave Standarde të Veprimit për personat e trafikuar”.

“Të gjitha veprimet policore janë kryer me autorizimin e prokurorëve përkatës dhe nga 12 të arrestuarit 6 prej tyre u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell Klankosova.tv.

You may also like