Polemika për deklaratat kundër Zidane – Shqip

by admin
Spread the love

Kritikohet presidenti i Federatës Franceze të Futbollit

Polemika për deklaratën e presidentit të Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet për Zinedine Zidane pas rinovimit të Didier Deschamps te Kombëtarja. Pasi u pyet nga gazetarët Le Graet nëse nuk e ka telefonuar ish-futbollisti, i cili përflitej si kandidat për stolin e përfaqësueses së Francës, u përgjigj se edhe sikur ta merrte nuk do t’i përgjigjej e se mund të shkonte ku të donte, të stërvite një ekip apo përfaqësuese.

Një sjellje që ka patur kritika. Kylian Mbappe shkruajti në rrjetet sociale se Zidane është Franca dhe se respekti për një legjendë si ai nuk mungon. Real Madrid, klub ku Zidane ka dhënë kontributin si lojtar dhe trajner, i quajti fjalët e presidentit të Federatës Franceze të Futbollit si të pavend në drejtim të një figure të rëndësishme të futbollit botëror.

Ministrja Sportit në Francë, Amelie Oudea-Castera i kërkoi falje Zinedine Zidane për qëndrimin e Noel Le Graet që e quajti të turpshëm. Në fund ndjesë ka kërkuar edhe vetë Le Graet, duke shtuar është krijuar një keqkuptim dhe se fjalët e tij nuk reflektojnë mendimet e tij.

Tv Klan

You may also like