Polemika me tifozët, Lotito “dirigjon” nga tribuna thirrjet kundër tij

by admin
Spread the love

Vazhdojnë përplasjet mes presidentit të Lazios, Claudio Lotito dhe tifozëve të ekipit. Pas shumë kontestimeve dhe mosmarrëveshjeve në javët e fundit, qindra tifozë u mblodhën për të sfiduar Taren dhe Lotiton duke kënduar kore kundër tyre.

Kjo traditë ka vazhduar edhe ditën e sotme ku Lazio zbriti në fushë për t’u përballur me Bologna. Gjatë ndeshjes, “Curva Nord” filloi të këndonte sërish koret kundër presidentit Lotito dhe ky i fundit nuk mund të qëndronte pa reaguar.

Në minutën e 86 të takimit, kamerat u fokusuan te Lotito dhe ai bëri një gjest ironizues ndaj tifozëve që po këndonin. Ai filloi të lëvizte dorën e tij, sikur të ishte duke dirigjuar koret që ishin kundër tij. Një gjest që pritet të hapë më shumë polemika midis tij dhe tifozëve. /oversport.tv

You may also like