Poker i Tottenham në “Villa Park”, londinezët blindojnë vendin e katërt

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Tottenham merr fitoren e katërt radhazi në kampionat, shkatërron 4-0 në “Villa Park” Aston Villan dhe konsolidon pozitat në vendin e 4-t në renditjen e Premier League.

Heung-Min Son ka qenë protagonisti absolut për skuadrën e Contes me tregolëshin e shënuar, ndërsa goli i Kulusevskit plotëson pokerin në këtë fitore të madhe të Tottenham.

Londinezët zhbllokojnë sfidën shumë shpejt dhe vendasit mundohen të reagojnë në pjesën e parë, por nuk arrijnë që të shënojnë.

Tottenham dominon në pjesën e dytë, duke shënuar edhe 3 gola të tjerë, që sjellin një sukses me vlera. Falë humbjes së Arsenalit në ndeshjen respektive, Tottenham konsolidon pozitat në zonën Champions.

Foto: Tottenham Hotspur Twitter

You may also like