Pogba kushton 228 mije Euro në minutë – Shqip

by admin
Spread the love

Lëndimet dhe sjellja e tij ka ndikuar në këtë sezon me Juventus

Paul Pogba ka qenë deri më tani një dështim te Juventus. Rikthimi i tij i bujshëm nuk rezultoi i tillë për atë që po jep në fushë. Lëndimet e shumta apo edhe sjellja e tij që ka sjellë edhe masa disiplinore kanë bërë që të luajë vetëm 34 minuta këtë sezon.

Duke parë pagën e tij prej 8 milionë Euro në vit deri më tani i ka kushtuar klubit rreth 228 mijë Euro për minutë. Pogba doli i mërzitur të hënën nga qendra mjekësore e Juventus mdaje duke i thënë tifozëve që ta falin, pasi nuk e di ku e ka kokën.

Me këtë ecuri duket se do të jetë sezoni më i keq në karrierën e tij. Paul Pogba është nën kontratë deri në 30 Qershor të 2026 me Juventus.

Tv Klan

You may also like