Pochettino e paralajmëron Real Madridin për duelin në Ligën e Kampionëve

by admin
Spread the love

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino, ka folur për ndeshjen me Real Madridin, pasi shorti i vuri përballë këto dy ekipe për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Pochettino ka thënë se forma e ekipeve në këto momente nuk vlen shumë, duke shtuar se kanë kualitete për ta kaluar këtë raund.

‘Ndeshja do të jetë në shkurt, forma e ekipeve në këto momente nuk vlen shumë. Kemi kualitet mjaftueshëm për të fituar këto përballje dhe për të kaluar në rundin tjetër’, deklaroi Pochettino.

Ndeshja e parë mes PSG-së dhe Real Madridit do të zhvillohet në mesin e muajit shkurt, kurse ajo kthyese pas tri javëve.

You may also like