Po vinte nga Austria në Kosovë, vdes në aksident trafiku i riu nga Peja

by admin
Spread the love




Një mërgimtar nga Austria ka vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugës për në Kosovë.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Kastriot Ajvazi, daja i të ndjerit.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se përderisa po kthehej nga Grazi i Austrisë, për në Kosovë ka pësuar aksdient me fatalitet.

“Me hidhërim te madh ju njoftojmë ndarjen nga jeta për shkak te një aksidenti fatal me makinë, të nipit tim Liridonit”.

“Liridoni ishte duke u kthyer ne Kosovë, por për fat te keq aksidenti i natës së mbrëmshme i mori jetën në moshë fare të re”, thuhet në njoftimin e dajës së viktimës.

Ndërkaq, viktima kishte publikuar edhe video story në llogarinë e tij në Facebook, teksa po shkonte në Kosovë, duke treguar edhe vendndodhjen, njofon Telegrafi.


You may also like