Po vij, shihemi së shpejti në…

by admin
Spread the love

Deri para pak ditësh, ishte një personazh totalisht i panjohur në Shqipëri, ndërsa tashmë është kthyer në një nga njerëzit më të komentuar në vendin tonë. Bëhet fjalë për fituesin e Big Brother VIP në Kanada, Kevin Jacobs, i cili u bë shumë i njohur për shqiptarët falë Luiz Ejllit.

Këngëtari rrëfeu para pak ditësh se ai ka huazuar nga Kevini strategjinë për të futur në nominim veten, Kristin dhe Armaldon, duke thyer një nga rregullat kryesorë të Big Brother VIP, duke hyrë në tualet dyshe-dyshe.

E pas thirrjes që bëri Luizi për të gjithë shqiptarët, se ata duhet të kërkonin emrin e ‘Kevin Jacobs’, duket se tashmë Kevin ka marrë po aq famë sa edhe vetë këngëtari. Me mijëra followers të rinj janë shtuar në rrjetet e tij sociale, teksa ndjekësit e Luizit duket se i kanë rrëfyer gjithçka kanadezit, i cili tashmë është vendosur hapur në krah të këngëtarit shkodran.

Pas një videoje të publikuar ditën e djeshme në rrjete sociale, ku Kevin i ka shprehur hapur mbështetjen Luizit, ditën e sotme, kanadezi ka publikuar një tjetër video në rrjete sociale.  Në një postim të fundit të bërë në TikTok, Jacobs njofton se po vjen në Shqipëri dhe së shpejti do ta shohim në Top Channel.

You may also like